Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.
Bëhet e ditur se viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.

Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë./Paparaci







