Me bashkëpunëtorë sot ishim në veri të vendit, ku u pritëm nga miku im e Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Me këtë rast vizituam edhe dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për t’i përgëzuar policët tanë për punën, guximin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Gjatë kësaj vizite ishim edhe te Liqeni i Ujmanit dhe në fshatin Banjskë, aty ku ndodhi edhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar.
Ndjehem vërtetë i lumtur që tash janë krijuar mundësitë që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit tonë, kjo falë angazhimit dhe punës së madhe të Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit.







