https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Dorëheqje”; “Prokuroria të intervenojë”: afera “Zemlajk” trondit opinionin publik

“Dorëheqje”; “Prokuroria të intervenojë”: afera “Zemlajk” trondit opinionin publik
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka tronditur sërish opinionin publik pasi u publikua një pjesë të bisedës mes saj dhe kryorganizatorit të sulmit në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator, Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, tha se kjo bisedë “konfirmon qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.”

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstatja e vetme e kësaj kaste qeverisëse! Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe. Çka fsheh ende afera “Zdravo” mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse.” – tha Çitaku.

“Llogari” dhe “dorëheqje”ka kërkuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila përmes një reagimi në Facebook ka thënë se ndër të tjera “Kurti duhet të japë shpjegime për këtë bisedë të deputetes së Vetëvendosjes me Radojçiqin”.

“Albin Kurti duhet të japë shpjegime për këtë bisedë të deputetes së Vetëvendosjes me Radojçiqin. Vetëvendosje duhet të japë llogari para votuesve pse “Erdhi Dita” që Shefja e Grupit Parlamentar të koordinohet me Radoiçiqin. Duhet të jepni llogari dhe pastaj të jepni edhe dorëheqje.” – tha ajo.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.

 

Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.

Sipas Buzhalës, Kusari-Lila gënjeu kur fliste për bisedën e saj me Radojiçiq, atëherë kur iu publikua biseda me Slavko Simiq.

“Fqinjët tonë në Veri thonë ai që rren edhe vjedhë. Këta po gënjejnë kanë gënjy edhe mënjëherë pas publikimit të incizimeve që janë bërë në mes të Simiqit dhe Mimozës. Mimoza thotë në intervista të ndryshme që ka qëllu me Simiqin kur ai e ka lëshu në interfon Radojiçiqin dhe tha unë s’mujta mos me ngu se kesh qaty, edhe tha ju kam përgjigjë në gjuhën shqipe”, tha ai në “Pressing”.

“Ky patriotizmi bajat, nëse s’ka kurgjo kriminale dil kallxo thuaj fola me Milanin. Fakti që po e mbani fshehtë a ka diçka që ka interes publiku me ditë. Kjo nuk është as çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë, njejtë do të kishim vepru edhe qeveritë e kaluara”, tha më tej. Buzhala.

Ndërsa gazetari Lirim Mehmetaj beson se “e vërteta qenka krejt ndryshe”, duke shtuar se “tashmë e kemi të konfirmuar se shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet ka biseduar me kriminelin më të kërkuar të Kosovës në vitin 2022, atëherë kur ai ka qenë edhe në listë të zezë të SHBA-ve.”

Sipas Mehmetajt, është më se e qartë bërë se biseda është zhvilluar “nën direktiva të dikujt më të lartë se Kusari-Lila dhe ajo do të duhej të tregonte në Prokurori se kush i tha të flas me Radojiçiç-in dhe për çfarë arsye.”

 

Ai ka bërë thirrje që të ketë intervenim sa më të shpejtë të Prokurorisë.

ADVERTISEMENT

“Prokuroria duhet të intervenojë shpejt, shumë shpejt. Kusari-Lila dhe padronët e saj aktualisht përbëjnë rrezik nacional.” – tha ai ndër të tjera.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërsa sipas deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, shefja e VV e “shndërroi Milan Radojçiçin nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor.”.

“Sot, shefja e VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor. Kryeministri Kurti e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të suksesshëm. Në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, vetëm një dilemë e kam. Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja?”, tha ajo.

Kusari-Lila e ka bërë atë që di më së miri – ndërmjetësimin, tha gazetari Vehbi Kajtazi.

Krejt këtë punë, sipas tij, Kusari-Lila e ka bërë në shërbim të Kryeministrit Albin Kurti, që sipas tij, del të jetë bashkëpunëtor i terroristit Radojiçiq.

“Situata tashme eshte kristal e qartë. Shefja e Grupit parlamentar të partise se Albin Kurtit, ka fol ne telefon me terroristin Milan Radojiçiq. Per te qene situata me e rende, Mimoza ne emer te partise ne pushtet eshte koordinu me Millanin qe veteranet e luftes se UÇK-se te mos perfitojne nga rritja e pages minimale. Ky pushtet nuk e ka dert te bashkepunoje edhe me terrorist serb kur eshte fjala per te marre vendime ne dem te atyre qe kane luftuar kunder Serbise se Milan Radojiçiqit. Sidoqofte, mos e gjykoni Mimozen, sepse kete gje e ben me se miri – ndermjetesimin. Ajo vetem ka kryer pune per Albinin, i cili del se eshte bashkepunetor i terroristit, Radojiçiq.” – tha ai.

 

Poste të ngjashme

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57

I ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, Alfred Lela pati një përplasje me moderatoren dhe autoren Grida Duma. Debati nisi...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera...

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të...

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit....

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën

16/04/2026, 18:20

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë për vizitë do të vijë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin. Ai do...

Lajmi i fundit

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

Grida Duma largon nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute ti ku të duash

16/04/2026, 20:57
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën penale ‘’Falsifikim i Parave’’

16/04/2026, 19:40
Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

Krasniqi reagon ashpër për zhvillimet në Asociacionin e Komunave: Dyshime për shkelje dhe politizim

16/04/2026, 19:11
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse propozohet një emër jopartiak

16/04/2026, 18:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv