Delegacioni nga kuvendi komunal i Podujevës po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë
Delegacioni nga kuvendi i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga krysesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, dhe i përbërë nga asambleistët e të gjitha partive politike, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në qytetin e Velbertit.
Gjatë vizitës u pritën nga deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, z. Peter Beyer, përfaqësuesi nga Ministria e Financave Dr. Paul – Jürgen Stein, si dhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Komunën e Velberit, z. Rrahman Islami.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme, mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave dhe shkëmbimi i përvojave të mira me njëra- tjetrën. Delegacioni zhvilloi takim edhe me kryetarin e Komunës së Velbertit, Dirk Lukrafka, anëtarët e kryesisë së CDU dhe anëtarët e kuvendit.
Kryesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, i falënderoi për pritjen dhe bashkëpunimin e deritashëm, me ç’rast ndau dhurata dhe mirënjohje për ta.







