Kampionati Evropian 2024, edicioni i 17-të, vazhdon sot me katër ndeshje të tjera, që i përkasin grupit E dhe F, për të përcaktuar edhe edhe skuadrat e fundit që kualifikohen në 1/8 e finales.
11 kombëtare tashmë janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt, duke mbetur vetëm edhe pesë vende të lira, për t’u përcaktuar sot, ku edhe do të dihen përballjet për fazën e parë të elimiminimeve me nga një ndeshje.
Sot në orar janë fillimisht ndeshjet e grupit E.
Ky grup është më i komplikuara deri më tani, pasi të gjitha skuadrat pas dy xhirove kanë nga tre pikë të grumbulluara, dhe janë në garë të gjitha për vendet që dërgojnë në 1/8 e finales.
Sllovakia takohet me Rumaninë, ndërsa Ukraina me Belgjikën, me takimet që zhvillohen me fillim nga ora 18:00.
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, radha do të jetë e grupit F, aty ku Portugalia tashmë ka siguruar vendin e parë me dy fitore.
Kampioni i Evropës i vitit 2016 do të përballet me Gjeorgjinë, e cila ka gjasa të kalojë tutje vetëm me fitore.
Në anën tjetër, Turqia dhe Çekia luftojnë direkt për vendin e dytë në tabelë, me skuadrën turke që ka mundësi më shumë, pasi ka grumbulluar tre pikë, me vetëm një të Çekisë.
Dy takimet e grupit F zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku edhe përmbyllet xhiroja e tretë, për t’i lënë rrugë fazës së eliminimit direkt.







