Këtë vit, edicioni i tretë i festivalit “Newborn Kosova” është zgjeruar dhe do të mbahet në katër komuna të Kosovës: Podujevë, Deçan, Prishtinë dhe Prizren. Për më shumë informacione mbi datat dhe vendet specifike ku do të performojmë, ju ftojmë të ndiqni faqen tonë. Së shpejti do të publikojmë të gjitha detajet.
Çdo vit, ky festival unik i vallëzimit sjell rreth 350 artistë nga 10 vende të ndryshme, duke paraqitur vallëzime tradicionale që përfaqësojnë kulturat e ndryshme për audiencën tonë në Kosovë.