https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjashtë fotografi të ish krerëve të UÇK-së pranohen si prova materiale në Speciale

Gjashtë fotografi të ish krerëve të UÇK-së pranohen si prova materiale në Speciale
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Gjykatën Speciale janë pranuar si prova materiale gjashtë fotografi njëra e përbashkët mes ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi dhe ish shefit të shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi.

Kurse, tjetra fotografi është pranuar me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërkaq fotografia e tretë ka qenë mes Zyrapit dhe Selimit.

Ajo e katërta ka qenë mes Krasniqit dhe Rambujes, e pesta mes Selimit dhe Fatmir Limaj dhe një tjetër është pranuar e Jakup Krasniqit.

Pranimi i këtyre fotografive si prova materiale është bërë gjatë dëshmisë së Zyrapit në Speciale, i cili ka thënë se fotografia është bërë në ndërtesën e Qeverisë së përkohshme në 1998.

Pjesë nga intervistimi i Zyrapit në Speciale:

Clare Lawson: A i njihni personat në këtë fotografi dhe nëse po a mund të na tregosh emrat?

Bislim Zyrapi: Po, në anën e majtë gjendem unë, në mes është Hashim Thaçi dhe në të djathtë është Rexhep Selimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Clare Lawson: Ku është ky objekt?

Bislim Zyrapi: Ky objekt është fshatin e ri ose ndryshe Novosellë, në bjeshkët e Berishës.

Clare Lawson: Do të thotë që mund të jetë në atë ndërtesën që pamë, që ishte ndërtesa e qeverisë së përkohshme?

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Bislim Zyrapi: Po.

Clare Lawson: A e mbani mend përafërsisht se kur është nxjerr kjo fotografi?

Bislim Zyrapi: Jo nuk e mbaj mend.

Clare Lawson: A mund të na jepni një periudhë kohore me disa data përafërsisht?

Bislim Zyrapi: Po, mund të ketë në nëntor ose dhjetor, nëntori sigurisht i 98’së.

Gjykatësi: Kërkoj që ky dokument të pranohen, atëherë dokumenti pranohet.

Sekretarja e seancës: Kjo fotografi do të marrë numrin e provës materiale P01402 dhe për momentin është dokument konfidencial.

Bislim Zyrapi: A mund të na tregoni se kush janë këta persona dhe ku është bërë kjo fotografi?

Clare Lawson: Në anën e majtë është Jakup Krasniqi, në anën e djathtë është Rexhep Selimi. Mendoj që fotografia është bërë në vendin e njëjtë.

Fotografia e dytë e pranuar si provë materiale.

Prokurorja kërkon që ky dokument të pranohet si provë materiale, gjykatësi e miraton.

Clare Lawson: Atëherë, ju lutem mund t’i identifikoni këta persona dhe vendin ku është bërë kjo fotografi?

Bislim Zyrapi: Në anën e majtë jam unë, ndërsa në anën e djathtë është Rexhep Selimi dhe është i njëjti vend si në fotografitë e mëparshme.  

Fotografia e tretë e pranuar si provë materiale.

Clare Lawson: Atëherë, dëshmitar nëse mund të na tregoni edhe emrat e këtyre dy personave dhe vendi ku është bërë kjo fotografi?

Bislim Zyrapi: Në fotografi është Jakup Kransiqi, në anën e djathtë Rambuja që po shihet nuk mund të jetë në të njëjtin vend. Mendoj, mos është në shtëpinë e Bardh në Divjakë.

Edhe kjo fotografi është pranuar si provë materiale.

Fotografia e katërt e pranuar si provë materiale.

Më pas në DhSK është paraqitur një fotografi e Jakup Krasniqit e cila po ashtu është pranuar si provë materiale.

“Mendoj që kjo fotografi është sërish në Shtëpinë e Bardh në Divjakë”, ka thënë dëshmitari.

Clare Lawson: Kjo pajisja me ngjyrë të zezë çfarë është mund të na shpjegoni?

ADVERTISEMENT

Bislim Zyrapi: Njëjtë është telefon satelitor.

Fotografia e pestë e pranuar si provë materiale.

Fotografia e gjashtë që është pranuar si provë materiale ka qenë mes Rexhep Selimit dhe Fatmir Limaj.

Poste të ngjashme

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv