https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti kërkon nga ShBA-ja t’i bëjë trysni Beogradit për dorëzimin e Radoiçiqit

Kurti kërkon nga ShBA-ja t’i bëjë trysni Beogradit për dorëzimin e Radoiçiqit
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ShBA që të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar për arrestimin e Millan Radoiçiqit. Kërkesën, Kurti e ka bërë gjatë takimit me senatorin Chris Murphy në Amerikë, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

Pos kësaj, kryeministri ka theksuar përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t’u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t’u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes. Kryeministri Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë. Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet. Nuk ka zbatim të marrëveshjes sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj”, thuhet në komunikatë.

“Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, thotë komunikata zyrtare.

Kryeministri e falënderoi senatorin Murphy për takimin dhe bisedën, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj Kosovës.

Poste të ngjashme

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave...

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK dhe LDK lidhur...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite është paraparë...

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në familjen e Zejnepe Gashit në Sllovi të Lipjanit, të cilës serbët...

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të...

Lajmi i fundit

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51
Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50
Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv