https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Saga e radhës e Kurtit: Sigurimet shëndetësore nuk janë shkop magjik që na parandalon sëmundjet ose eliminon ato

Saga e radhës e Kurtit: Sigurimet shëndetësore nuk janë shkop magjik që na parandalon sëmundjet ose eliminon ato
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarëve të Kosovës ende nuk u ofrohet sigurim shëndetësor publik. Kryeministri Albin Kurti derisa flet për këtë proces të tejzgjatur zotohet se së shpejti ligji do të miratohet nga Qeveria, e më pas edhe “patjetër” do të kalojë në Kuvend.

Në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente, ku janë rinovuar hapësirat, kryeministri Kurti “zbuloi” edhe diçka “me interes për qytetarët”. Ai thotë se duhet pasur parasysh se “sigurimet shëndetësore nuk janë shkop magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato nëse i kemi”.

Tutje, Kurti përmendi edhe kosto shtesë për qytetarët, raporton Paparaci.

“Padyshim sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndëdishme dhe ato janë edhe zotim i yni. Ligjin për Sigurime Shëndetësore jemi duke e përgatitur, dhe nëse jo në mbledhjen e ardhshme të qeverisë e cila mbahet nesër, atëherë në mbledhjen tjeter të qeverisë do të jetë për miratim e më pastaj duhet ndjekë procedurat në Kuvendin e Kosovës. Duhet ta kemi një gjë parasysh se kur bëhen sigurimet shëndetësore, tek qytetarët do të ketë kosto shtesë, sepse nënkupton që të paguajnë paraprakisht për atë që eventuatisht mund të na ndodh më vonë.

Ndërkohë që nuk duhet harruar që për shumicën dërrmuese të shërbimeve dhe për kujdesin sëndetësor në Kosovë paguhet pak ose fare pak. Pra nuk është që sot qytetarët paguajnë tepër shumë e rrjedhimisht sigurimet shëndetësore janë ato të cilat do të na bëjnë të paguajmë më pak. Në fakt fillimisht, sidomos do të jetë e kundërta. Do të na duhet që të paguajmë njëherë në mënyrë që të mos paguajmë më vonë. Prandaj nuk duhet parë sigurimet shëndetësore si një lloj shkopi magjik i cili do të na parandalojë sëmundjet ose do të na eliminojë ato nëse i kemi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas Kurtit, buxheti për shëndetësi në Kosovë, është rritur 50 për qind krahasuar me vitin 2019.

Mos të harrojmë që buxheti për shëndetësi në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019, tash që po flasim në 2024 është 50 për qind më i lartë dhe kjo natyrisht nuk është një shumë e cila i dedikohet mjekëve, infermierëve sa i dedikohet pacientëve dhe lista e barnave esenciale nga 24 milionë euro sa e kemi gjetur si buxhet në vitin 2021, në 2024 është 60 milionë euro. Përafërsisht në Kosovë blihen rreth 120 milionë euro barna në vit. Tash gjysmën e kostos e bart shteti e gjysmën qytetari. Para tri vjetëve ka qenë 80 për qind qytetari, 20 shteti”.

Kurti i quan “radikale” ndryshimet që pretendon se janë bërë.

ADVERTISEMENT

Ai thekson se “përgatiten gjatë në mënyrë që të ekzekutojmë shpejtë”.

“Këto janë ndryshime radikale që janë bërë. Do të bëjmë edhe sigurimet shëndetësore, por ne planifikojmë shumë, përgatitemi gjatë në mënyrë që të ekzekutojmë shpejtë. Në të kaluarën pa pasur pak përgatitje e planifikim e stërzgjatje e zvarritje të ekzekutimit. Sivjet do ta kemi patjetër edhe të kaluar në Kuvendin e Kosovës sigurimet shëndetësore”./Paparaci

Poste të ngjashme

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave...

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK dhe LDK lidhur...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite është paraparë...

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në familjen e Zejnepe Gashit në Sllovi të Lipjanit, të cilës serbët...

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

Provimi i Jurisprudencës, Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri, cili është motivi?

20/04/2026, 15:46

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të...

Lajmi i fundit

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51
Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend: Diskutohet çmimi dhe faturimi i rrymës

21/04/2026, 6:50
Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

Osmani në vizitë te familja e Zejnepe Gashit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për një shtet ku jeta mbrohet gjithmonë

20/04/2026, 16:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv