https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sulm me armë zjarri në Pejë

Sulm me armë zjarri në Pejë

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Komunën e Pejës, ku një person ka njoftuar se djali i tij është sulmuar nga persona të panjohur.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, teksa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar”.

Nga ky rast janë konfiskuar edhe fishekë teksa rasti po vazhdon të hetohet ndërsa është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

“Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar”, thuhet në njoftimin e plotë.

Autoritetet policore kanë deklaruar se viktima s’ka qenë i qasshëm për t’u intervistuar.

Ndërsa në Hajvali një oficer korrektues është sulmuar fizikisht, rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Viktima mashkull kosovar oficer korrektues ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kurse, për 24 orë, Policia e Kosovës, ka sekuestruar në dy raste të ndara armëmbajtje pa leje.

ADVERTISEMENT

Rasti i parë ka ndodhur në Zllakuqan të Klinës ku thuhet se, “është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë”.

Pas inicimit  të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është thënë se është liruar në procedurë të rregullt.

Për armëmbajtje pa leje një person është arrestuar edhe në Gjakovë, por që më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK 47”.

Përveç këtyre rasteve, katër të tjera janë raportuar për dhunë në familje e për të cilat është iniciuar hetim nga policia./Albanina Post

Post Views: 198

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv