Tahir Batatina dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 500 euro gjobë për shkak se u vërsul drejt Genc Nuzës dhe ndihmësve të tij, në ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit.
“I. Kryetrajnerit të KF “Llapi“ nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77, i shqiptohet masa disiplinore. “Dënim me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Kryetrajnerit të KF “Llapi” nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77 i shqiptohet “Dënimi me gjobë prej 500.00 € (pesëqind euro)”, i cili duhet të paguhet në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, shkruhet në vendimin e KE.







