Me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin e banimit të përballueshëm dhe social.
Projekti i banimit të përballueshëm dhe social synon përmirësimin e kushteve të banimit për grupet e synuara sipas programeve të veçanta të banimit për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave dhe kanë nevojë për ndihmën e shtetit.
Përfituesit do të përcaktohen sipas kritereve të përcaktuara në dispozitat ligjore relevante në fuqi për banimin e përballueshëm dhe social.







