https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia për arrestimin e asamblistit të LDK-së: Dyshohet se e ka sulmuar Bulliqin

Policia për arrestimin e asamblistit të LDK-së: Dyshohet se e ka sulmuar Bulliqin
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka thënë se Ekrem Rrahmani, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë në Kuvendin Komunal të Podujevës, është arrestuar të enjten nën dyshimin për sulm fizik ndaj Shpejtim Bulliqit, kryetarit të komunës.

Në një njoftim në raportin 24-orësh, Policia tha se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha Policia.

Paparaci, raportoi të enjten në mbrëmje për arrestimin e Rrahmanit pas përplasjes mes tij dhe kryetarit të Komunës së Podujevës në mbledhjen e Kuvendit Komunal të enjten.

Sipas raportit të plotë të Policisë për rastin, të cilin e ka siguruar Paparaci, prokurori kujdestar e ka cilësuar veprën penale si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Lidhur me rastin janë kyçur njësit relevante policore të cilat kanë ndërmarrë veprime dhe kanë trajtuar rastin me ç’rast janë marrë deklarata me shkrim nga ankuesi, dëshmitarët dhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar Ali Ajdini, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale si sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në raport.

Arrestimi i Rrahmanit ndërlidhet me një përplasje të ashpër që ai zhvilloi me kryetarin Bulliqi të enjten në seancën e Kuvendit Komunal të Podujevës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Seanca u shty për shkak të një tensioneve lidhur me asamblistin Demokrat Hodolli, njëherazi anëtar i Komisionit për Komunitete.

ADVERTISEMENT

Hodolli, i propozuar për këtë pozitë nga LDK-së kur ishte pjesë e grupit të asamblesistëve të kësaj partie, ka dhënë dorëheqje nga grupi i LDK-së disa muaj më parë. LDK-ja ka kërkuar që ai të zëvendësohet me një tjetër përfaqësues të partisë dhe ka propozuar shkarkimin e tij, por propozimi nuk ka kaluar.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi i LVV-së i ka thënë asamblistëve të LDK-së se ata e kishin propozuar dhe votuar Hodollin për pozitën në komision, ndërkaq Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së, i ka thënë Bulliqit se ai është tradhtar.

“Na jena mësue me këso tradhtar sikurse ti, se t’i ke pi ma s’pari”, ka thënë Rrahmani.

Në fund të seancës, pas përplasjes verbale, Rrahmani u ngjit në podiumin ku është e vendosur ulësja e kryetarit Bulliqi dhe iu afrua fizikisht shumë afër kreut të Komunës, tregojnë pamjet e kamerave brenda mbledhjes. Megjithatë, një përplasje fizike mes tyre u evitua pas ndërhyrjes së asamblistëve të tjerë. /Paparaci.com

Poste të ngjashme

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57

Të enjten mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Ju njoftojmë se të enjten, më 23 prill 2026, prej orës...

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave...

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

Kurti për PDK-në dhe LDK-në: Unë jam super gjeneroz, si është e mundur që me këta numra të ulët që kanë të bëjnë refuzime gjeneroze

21/04/2026, 11:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK dhe LDK lidhur...

Lajmi i fundit

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës

22/04/2026, 16:57
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

22/04/2026, 7:01
Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

21/04/2026, 13:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv