Kryetari i Komunes së Podujevës permes një postimi ne rrjetin e tij facebook ka berë të ditur se Urgjenca e qytetit te Podujevës do të jete ne sherbim të qytetarve shume shpejt.
Postimi i plotë:
Për gati dy dekada, shërbimi i Urgjencës ka funskionuar në këtë objekt që nuk i ka plotësuar nevojat dhe kërkesat as të stafit mjekësor e as të pacientëve. Shpeshherë pacientët janë detyruar të presin në radhë për të marrë një infuzion. ????
Në bashkëfinancim me Organizatën “Qatar Charity” e kemi ndërtuar objektin e ri modern në vlerë prej 1.7 milionë euro dhe me një hapësirë prej 1600 metra katrorë. Përveçqë hapësirës së mjaftueshme ky objekt është pajisur edhe me aparaturë moderne dhe shumë shpejt do të jetë në shërbim për qytetarët tanë. ????⚕️????⚕️
Për një shëndetësi moderne e për shërbime cilësore! ✅