I aksidentuari me motoçikletë në Prizren është në gjendje të rëndë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili bëri të ditur se i aksidentuari është dërguar në mjekim intensiv.
Është transferuar në Mjekim Intensiv. Gjendja është e rëndë”, është shprehur Syla.
Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se i aksidentuari me motoçikletë është i moshës 17-vjeçare.