Podujevë – Dy lopë janë vjedhur nga një familje në fshatin Bellopojë të Podujevës, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare për familjen që mbijeton nga mbajtja e tyre.
Ngjarja është raportuar në Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk është arritur të zbardhet rasti. Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e lopëve të tyre, duke shpërndarë edhe fotografi për t’i identifikuar më lehtë. Çdo informacion i vlefshëm mund të ndihmojë në rikthimin e kafshëve, të cilat janë burim jetese për familjen e prekur.







