Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), të kryesuar nga Rafet Llapashtica, kryetar i degës së OVL-së, zhvilluan një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI). Delegacioni u prit nga kryetari i KBI-së, Mr. Mensur Hoti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, Kryetari Llapashtica falënderoi nikoqirët për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj veteranëve, duke vlerësuar rolin e KBI-së në përkujdesjen për këtë kategori të shoqërisë. Në anën tjetër, Kryetari Hoti shprehu angazhimin e institucionit të KBI-së për të ofruar përkrahje të vazhdueshme për veteranët e luftës, duke siguruar se KBI do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.
Ky takim simbolizon përkushtimin e dy institucioneve për të forcuar lidhjet dhe për të ofruar mbështetje për veteranët, duke njohur dhe respektuar kontributin e tyre për lirinë e vendit.







