https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pak ditë pas aktakuzës së re, Vlora Çitaku shkon për vizitë te Thaçi në Hagë

Pak ditë pas aktakuzës së re, Vlora Çitaku shkon për vizitë te Thaçi në Hagë
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se sot ka udhëtuar drejt Hagës, ku është takuar me ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, për të cilin ajo ka thënë se është ‘‘një burrë që ka mbajtur mbi supe ëndrrat dhe sakrificat e një populli, të një shteti’’, shkruan Gazeta Express.

Çitaku ka theksuar se ‘‘besimi i palëkundur i Presidentit Thaçi në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës shkëlqente më fort se kurrë’’.

Ajo po ashtu ka thënë se këtë herë, në këtë vizitë ajo ka qenë e prekur thellë nga zhvillimet e fundit me procedurën gjyqësore.

Postimi i plotë:

Sot, udhëtova edhe një herë drejt Hagës për të vizituar një burrë që ka mbajtur mbi supe ëndrrat dhe sakrificat e një populli, të një shteti, Presidentin Hashim Thaçi.

Unë, posaçërisht këtë herë, isha e prekur thellë nga zhvillimet e fundit me procedurën gjyqësore, ndërsa besimi i palëkundur i Presidentit Thaçi në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës shkëlqente më fort se kurrë, edhe brenda këtyre mureve.

Një gjë, le të jetë e qartë për të gjithë: Hashim Thaçi mishëron shpirtin e luftës sonë për liri e pavarësi, guximin e atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe besimin e patundur se e vërteta gjithmonë triumfon.

Sot, si gjithmonë, ai qëndron i fortë, duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin e popullit tonë.

ADVERTISEMENT

Rruga e Kosovës drejt lirisë nuk ishte kurrë e lehtë, por ishte gjithmonë e drejtë. Asnjë gjykatë nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e një lufte të drejtë për liri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ne mbetemi të palëkundur, pranë tyre dhe të përkushtuar për drejtësi.

Për Hashimin. Për Kadrinë. Për Çlirimtarët tanë. Për Kosovën.

Poste të ngjashme

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37

Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover...

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje...

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se 7 qershori është një moment...

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e...

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, qytetarët...

Lajmi i fundit

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45
Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58
Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv