Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Shtetit të Shqipërisë, me sot do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media,
Sipas njoftimit, konferenca i dedikohet një operacioni të përbashkët në luftën ndaj kontrabandës/trafikimit me armë.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, të cilët do të ndajnë informacione rreth bashkëpunimit dhe operacionit të përbashkët policor.
Konferenca mbahet sot prej orës 11:00 në Pikën kufitare në Vermicë.







