https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Meliza Haradinaj: Rikthehet lista e “reformuar” e Radojçiqit !

Meliza Haradinaj: Rikthehet lista e “reformuar” e Radojçiqit !
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar lidhur me emrat e përfshirë në listen e kandidatëve për deputetë nga Lista serbe. Haradinaj ka thënë se në këtë listë e cila është dorëzuar dje në KQZ, figurojnë dhe emra të vjetër, të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Radojçiqit, të cilët kandidojnë për t’u rikthyer pa asnjë pengesë në Kuvendin e Kosovës.

“Në listën e dorëzuar në KQZ dje, figurojnë edhe emra të vjetër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Radojçiqit, të cilët fatkeqësisht do të kandidojnë e madje edhe të fitojnë e të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë.  Për dallim nga ne në Kosovë që i certifikojmë pa asnjë filtër të sigurisë këta persona, secili prej tyre paraprakisht padyshim se ka marrë aprovimin dhe instruksionet e qarta politike e kriminale nga Vuçiqi e Radojçiqi. Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjimimit të saj në systemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare ‘e humbin’ të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut”, thuhet në reagimin e Haradinajt..

Reagimi i plotë i Meliza Haradinajt :

Edhepse Lista serbe është strukturë paralele e Serbisë, ajo vazhdon të mbetet sot e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht nga Kosova, duke aplikuar për certifikim me plot 48 kandidatë në KQZ për rikthim në Kuvendin e Kosovës 2025!

Këtë rikthim po e mundësojnë:

– Mungesa e kallëzimit penal nga institucionet e Kosovës për të shpallur këtë organizatë antikushtetuese pasiqë vetë (Ministri Sveçla) e klasifikuan si përgjegjëse për agresionin në Banjskë;

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

– Mungesa e dënimit për ish-nënkryetarin Millan Radojçiq; dhe

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

– Vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë (nga KQZ përmes të gjitha partive politike) + 250 mijë (nga Kuvendi) për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku).

Në listën e dorëzuar në KQZ dje, figurojnë edhe emra të vjetër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Radojçiqit, të cilët fatkeqësisht do të kandidojnë e madje edhe të fitojnë e të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë.

ADVERTISEMENT

Për dallim nga ne në Kosovë që i certifikojmë pa asnjë filtër të sigurisë këta persona, secili prej tyre paraprakisht padyshim se ka marrë aprovimin dhe instruksionet e qarta politike e kriminale nga Vuçiqi e Radojçiqi.

Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjimimit të saj në systemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare ‘e humbin’ të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut.

Poste të ngjashme

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37

Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover...

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje...

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se 7 qershori është një moment...

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e...

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, qytetarët...

Lajmi i fundit

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme, 30 vjeçari nga Podujeva ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

30/04/2026, 22:37
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

30/04/2026, 21:45
Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58
Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv