https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Investimet kapitale në Kosovë ndër më të ulëtat që nga shpallja e pavarësisë

Bajrami publikon dokumentin, propozimin e Hekuran Muratit për tatimet e hedh poshtë vet Ministria e tij

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për uljen e investimeve kapitale gjatë këtij mandati.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Bajrami theksoi se investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë ndër më të ulëtat që nga shpallja e pavarësisë, duke e përmendur si shembull buxhetin e vitit 2023, ku, edhe pse buxheti është rritur me një miliard euro krahasuar me vitin e kaluar, investimet kapitale kanë mbetur të njëjta.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Investimet kapitale gjatë këtij mandati qeverisës kanë qenë ndër më të ulëtat, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kemi potencuar disa herë që ka ngecje, sidomos në investimet kapitale të nivelit qendror, përderisa të dhënat nga Ministra e Financave tregojnë që kur në Kosovë buxheti i tërësishëm ishte 1.8 miliardë euro investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë 350 milionë euro, në vitin 2023 me një buxhet një miliardë më shumë investimet kapitale ngelin të njëjta.
Këtu duhet të merret parasysh që gjatë viteve të fundit kemi pasur edhe një normë të inflacionit që është rreth 22 për qind, që do të thotë se investimet kapitale të vitit 2023 janë shumë më të ulëta, në krahasim me vlerat reale me ato të vitit 2017-18”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, kjo është shqetësuese, pasi ka pasur një inflacion të lartë prej 22 për qind, që ka bërë që investimet reale të vitit 2023 të jenë shumë më të ulëta se ato të vitit 2017-2018.

“Ka pasur një ngritje solide të investimeve kapitale të komunave, por edhe këto kanë pasur jashtëzakonisht pengesa nga ana e nivelit qendror në bllokimin e investimeve kapitale nga të hyrat vetanake.
Sa i përket investimeve të huaja direkte ka një ngritje vit pas viti, mirëpo kjo është për shkak të inflacionit mbi 70 për qind nga të gjitha investimeve të huaja direkt, sipas raporteve të BQK-së shkojnë në patundshmëri, kur e sheh ngritjen t’i mund të kuptosh që kjo ngritje ka ardhur si rezultat i ngritjes të çmimit të patundshmërive dhe asgjë tjetër.
Nëse e shohim pjesëmarrjen e investimeve të huaja direkt në prodhim ose bujqësi janë vlera komplet të pa përfillsh me janë në një për qind”, theksoi ajo.

Ajo gjithashtu ka përmendur ngritjen e investimeve kapitale në nivelin e komunave, por ka theksuar pengesat që janë shkaktuar nga niveli qendror, veçanërisht në bllokimin e investimeve nga të hyrat vetanake.

“Nuk kemi pasur një biznes apo kompani e cila në fakt e ka zgjedhur si destinacion Kosovën në këto vitet e fundit. Tani, absolutisht çfarë do lloj dështimi i atribuohet atyre të cilat janë në pushtet dhe gjatë katër viteve të fundit nuk ka pasur asnjë reformë fiskale dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje të përmirësimit të ambientit të biznesit, normat e inflacionet kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Ne kemi pasur shumicën e institucioneve të cilat janë në shërbim të bizneseve dhe kemi pasur me ushtrues detyre, me muaj të tërë kemi pasur si Autoriteti i Konkurrencës, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni për Miniera dhe Minerale me vite të tëra kanë qenë pa bord dhe kjo ka shkaktuar pengesa tek bizneset vendore dhe të huaja të cilat janë në vend sepse si të tilla që nuk kanë mundur të ofrojnë licenca ose shërbimet për çfarë janë thirrur, mos të flasim për polarizimin apo thirrjet e njëpasnjëshme të eksponentë të Qeverisë që ne jemi në vend ku jemi me potencial të luftës e gjëra të tilla”, ka thënë deputetja.

Në lidhje me investimet e huaja direkte, Bajrami ka thënë se ka një rritje vit pas viti, por ka shtuar se kjo rritje është e ndikuar kryesisht nga inflacioni dhe rritja e çmimeve të patundshmërive.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Tani janë bërë më shumë se 500 ditë që ne jemi nën sanksione të Bashkimit Evropian, dhe ka pasur titull ‘Finacial Times’ që Kosova është nën sanksione kur bizneset ndërkombëtare lexojnë lajme të tilla që ne jemi potencial për luftë, dhe nën sanksione kur dëgjohet për nivele të larta të korrupsionit për një numër të madh të kontratave një burimore atëherë është problematike kur kemi një politizim të skajshëm të ambasadave dhe kur ambasadat tona sot janë shndërruar në zyra të partisë në pushtet kjo nuk do mend që rezultatet i kemi zero investime. Sidomos në sektorët që krijojnë vende të reja të punës dhe rritje të ekonomisë së Kosovës”, tha Bajrami për EO.

Si ish-ministre e Financave, Bajrami konsideron që Kosova ka humbur katër vite pa asnjë investim kapital vendor dhe të huaj.

“Konsiderojë që Kosova i ka humbur katër vite dhe ne nuk kemi marrë si qytetarë të Kosovës vlerën e atyre 12 milionë euro të taksave që kemi paguar në buxhetin e Kosovës, nuk kemi pasur asnjë njohje, asnjë anëtarësim dhe askush në vend nuk e ka paramenduar që do të kalojnë katër vite dhe ne nuk kemi çfarë të themi për vendin tonë në aspekt progresiv përpos skandaleve, konsideroj katër vite të humbura”, përfundoi ish-ministrja.

Post Views: 165

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv