https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Psikiatër, ateist, urrente islamin, mendonte të shpëtonte Gjermaninë nga islamizimi – kush është i dyshuari për sulmin në Magdeburg

Psikiatër, ateist, urrente islamin, mendonte të shpëtonte Gjermaninë nga islamizimi – kush është i dyshuari për sulmin në Magdeburg
Share on FacebookShare on Twitter

Psikiatër, ateist, urrente islamin, lindur në Arabinë Saudite, mendonte të shpëtonte Gjermaninë nga islamizimi…ja makina që kreu sulmin – kush është i dyshuari për sulmin në tregun e krishtlindjeve dje në Magdeburg?

Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg. I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, erdhi në vitin 2006 në Gjermani për shkollim. Në vitin 2016 iu njoh azili politik  Ai ka qenë prej vitesh aktivist, me një faqe interneti ku ofronte informacione për azilin në Gjermani dhe këshillonte gratë nga Arabia Saudite, si të largoheshin nga vendi.

Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten “kritikun më agresiv të islamit në histori”. I dyshuari shprehte simpati për partinë, AfD në Gjermani, që në pjesë të saj është e provuar si ekstremiste e djathtë. Taleb A. ëndërronte për një projekt të përbashkët me AfD, të ngrinte një akademi për ish-myslimanët, dhe shkruante në platformën X: “Kush tjetër e lufton islamin në Gjermani?”. Po në platformën X ai shkruante se “Gjermania do të islamizojë Europën”.

Në një intervistë para 8 ditësh në një blog amerikan armiqësor ndaj islamit, ai ka përhapur teza konspirative. Shteti gjerman po zhvillon një “operacion të fshehtë sekret” për të përndjekur ish-myslimanët sauditë dhe për të shkatërruar jetën e tyre.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në të njëjtën kohë xhihadistët sirianë kanë marrë azil në Gjermani, sipas Taleb A. Nuk ka qenë i njohur për autoritetet si ekstremist, shkruan DW.

Burimet: “Der Spiegel”, “Berliner Morgenpost”, dpa.

Poste të ngjashme

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35

Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e...

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Gjakovë

Arrestohen tre të rinj shqiptarë, morën peng biznesmenin duke kërkuar dy milionë euro

13/04/2026, 17:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre të rinj, pasi ata dyshohet se kishin marrë peng një ndërtues 32-vjeçar, nga i...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07
Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv