Kryeministri Albin Kurti edhe sot ka sulmuar analistët. Këtë herë nga shtëpia e një veteranit të UÇK-së në Kaçanik.
Kurti i ka quajtur analistët ‘argatë’, përderisa ka thënë se i kanë rrogat shumëfish më të mëdha sesa të ministrave të tij.
Po tash duhet me kuptu, krejt qeta analista napër studio e kanë rrogën shumëfish ma të madhe se ministrat e mi, ose zv/ministrat e deputetët. Analistat për një javë i marrin sa i marrin këta për 1 muj. Atyre i ec rroga natën, fjalën argat pe din. Këta janë argatë me net”, ka thënë Kurti nga një odë në Kaçanik.