Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ankesa e LVV-së ishte se kandidatja e LDK-së, Xhenet Syka ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.
Për këtë rast, PZAP ka pranuar ankesën e LVV-së dhe ka gjobitur LDK-në me 20 mijë euro.
LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.
LVV në ankesë ka bashkëngjitur edhe linkun e videos për të cilën është ankuar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e gjobitur në këtë rast, ka kundërshtuar ankesën duke thënë se videoja është e përpunuar dhe se fillimisht është publikuar nga dikush tjetër.
PZAP në vendim thotë se kjo fotografi më vonë është fshirë nga faqja e kandidates Xhenet Syka.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nxitur urrejtje ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ka publikuar, përkatësisht shpërndarjen në faqen e saj të rrjetit social video ku në këtë video, është bërë krahasimi i personaliteti i kryetarit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me figurën e Adolf Hitlerit” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së.
Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta shini në këtë vegëz.