Një instruktor i një autoshkolle në Mitrovicë është arrestuar pasi i njëjti ka pranuar ryshfet nga një kandidat, i cili është arrestuar po ashtu.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se instruktori i autoshkollës ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes.
Ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“DHËNIE /MARRJE E RYSHFETIT. Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.