Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është deklaruar nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
E pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një ftesë për inaugurim, ajo tha se përgjigjja për këtë pyetje do të kthehet përmes emailit.
“Iu lus t’i drejtoheni kabinetit dhe zyrës për media dhe do t’ju kthejnë përgjigje sa më shpejt, që të jetë e mundur. Sa më parë të jetë e mundur do t’iu kthejmë përgjigje. Faleminderit për mirëkuptim”, tha ajo.
Kështu është shprehur Osmani pas homazheve pranë përmendores së heroit Kadri Zekës, me ç’rast kujtoi sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla./Indeksonline/