https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 100 vëzhgues

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 100 vëzhgues
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) ka filluar punën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë një konference për media, shefja e Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, njoftoi se ky është misioni i shtatë i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. 

Loiseau theksoi se prania e Misionit ka për qëllim të vëzhgojë dhe vlerësojë nëse procesi zgjedhor respekton ligjin e Kosovës, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e mëhershme.

Misioni, i cili është misioni i vetëm ndërkombëtar me prani afatgjatë për këto zgjedhje, do të përfshijë mbi 100 vëzhgues të shpërndarë në terren.

“Jemi ftuar nga presidentja Osmani me BE që të vëzhgojmë zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Kjo është hera e 7 që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë një zhvillim i rëndësishëm për Kosovën. Janë zgjedhjet e para që po zhvillohen në Kosovë nënë ligjin e ri për zgjedhjet dhe kam kënaqësinë të theksoj që ligji i ri për zgjedhjet ka marr parasysh një numër rekomandimesh të BE-së. Misionin i BE për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe prani e tij në teren ka për synim të vëzhgoj dhe vlerësoj se si procesi zgjedhor e respektin ligjin për zgjedhjet në Kosovë por edhe standarde ndërkombëtare si dhe rekomandimet e më hershme që ne i kemi bërë në mënyrë që të kontribuojmë në një proces zgjedhor kredibil, gjithëpërfshirës dhe transparent. Objektivi është që votuesit të jenë në gjendje të shprehin zgjedhjet e tyre”.

“Prania e Misionit po ashtu thekson mbështetjen e vazhdueshëm të BE për Kosovën që të fuqizoj edhe më teje qeverisjen demokratike. Ne po ashtu e paraqesim këtë rendis edhe në numra. Në momentin e zgjedhjeve do të jeni mbi 100 vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë që do të jenë të shpërndare në teren. Prandaj Misioni i BE-së është i vetmi mision i plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve me prani afatgjate që do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare në Kosovë në këtë vit. Ekipi tashmë ka mbërritur këtu para një jave, këtë javë unë kam ardhur të mërkurën”, ka thënë ajo.

Ajo tha se nga data 19 janar, 18 vëzhgues afatgjatë nga 18 shtete, përfshirë vendet anëtare të BE-së, do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ekipet e vëzhguesve janë të kombinuara për nga aspekti kombëtar dhe gjinor.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Shefja e Misionit nënvizoi se parimet kryesore të vëzhgimit përfshijnë pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin.

“Nesër në mëngjes në ora dhjet ne do sjellim 18 vëzhgues afatgjatë dhe do të shpërndajmë ata nëpër Kosovë. Vëzhguesit afatgjatë janë nga 18 shtete të ndryshme përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegjia dhe Zvicra. Ata do të punojnë në 9 ekipe me nga dy persona që janë të kombinuar për nga aspekti nacional dhe gjinor. Ata do të bëjnë vlerësimin e përgatitjes për zgjedhje dhe do të mbulojnë të gjitha komunat. Vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të anshëm. Janë thelbësor për misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për të zhvilluar apo bërë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. Pak para datës së zgjedhjeve misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër. Një delegacion i shtat anëtarëve të parlamentit evropian dhe deri në 36 diplomatë nga shtete anëtare të BE-së, Kanada, Norvegjia dhe Zvicra. Parimi themelor i misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të BE-së janë pavarësia, paanshmëria, konsistenca, qasja afatgjate, profesionalizmi dhe mospërzierja”, ka thënë ajo.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29

  Podujevë – Komuna e Podujevës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga kompania “Kos Energy L.L.C.”, i cili parasheh...

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29
Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv