Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Ribarit të Vogël, Hallaqit të Madh, Hallaqit të Vogël.
Ahmeti, përmes një postimi në facebook u shprehë se LDK dallohet nga partitë e tjera për profesionalizmin, kulturën dhe besimin që reflekton në punë.
Ndërsa theksoi se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të përmbushur besimin tuaj
“Ne dallohemi nga partitë e tjera për profesionalizmin, kulturën dhe besimin që reflekton në punë. Ne besojmë te dialogu, përkushtimi dhe bashkëpunimi, që janë shtyllat tona kryesore.
Një falënderim i veçantë për qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Ribarit të Vogël, Hallaqit të Madh, Hallaqit të Vogël për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj nesh.
Mirënjohja jonë ndaj jush është e përhershme dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të përmbushur besimin tuaj”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Imri Ahmeti kandidon me numër 7