Hansjoerg Strohmeyer, këshilltar ligjor në kohën kur u vendos administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, po dëshmon të martën në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Në seancën gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Strohmeyer ka deklaruar se nuk e kishte parë Thaçin duke dhënë urdhra.
“Nuk e kam parë Thaçin asnjëherë të këtë dhënë urdhër ndonjë komandanti apo dikujt tjetër”, ka deklaruar Strohmeyer në Dhomat e Specializuara.
Ai ka shtuar se në javët e para kishte parë popullatën civile “që ishte e gatshme për hakmarrje”