Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma me partnerë ka thënë se nëse Kosova investon menjëherë në proces, duke i zbatuar obligimet që i ka marrë, administrata e re amerikane nuk do e ndiej nevojën për ta rihapur një situatë të re të zgjidhjes së situatës.
Haradinaj tha se nëse Kosova humb kohë dhe në një mënyrë apo tjetër nuk është në nivel të përgjegjësisë, ekziston mundësia që Administrata Trump të vijë me ide të reja të ecje përpara, pa përfillur shumë shqetësimet e Kosovës.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i lehtësonte proceset e tjera. Kur të mbërrijmë të bëhemi anëtar i NATO-s, edhe vendet e BE-së do të kenë një qasje tjetër ndaj nesh. Çdo gjë do të dihet më 9 shkurt. Nëse opozita e krijon qeverinë, do t’i jepet një mundësi Kosovës, por nuk është gjendja sikur para 6 viteve ta zëmë.
Duhet ta dëshmojmë, duhet ta fitojmë kohën e humbur dhe duhet të themi shumë të zot në angazhimet tona”, tha Haradinaj në Klan Kosova.Më tej, ai tregoi edhe për bisedat që ka pasur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Departament të Shtetit dhe Pentagon, ku tha se zyrtarët atje i kanë thënë se “nëse Kosova s’ktheht në linjë me Amerikën, proceset janë të pezulluara”.






