Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.
Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni. Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar lokacionin me shirita, ndërsa hetuesit e Policisë, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Kurti në Rahovec: Para neve nuk ka pasur Qeveri për nënat lehona, as kryeministër për fëmijët
Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të fushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim në Rahovec më 30.01.2025. Para qytetarëve, kandidati i LVV-së...