Kandidatja e PDK-së për deputete, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti “m’i sillni jau rris fëmijët”, duke u shprehur se është deklaratë fyese dhe tallëse.
Në një emision në Klan Kosova, Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit që t’i rris rrogat e ekonominë, sepse fëmijët i rrisin prindërit.
“Detyra e kryeministrit është t’i rris rrogat, ta rrisë ekonominë, ta rrisë mirëqenien, buxhetin, t’i rrisë dhe t’i fuqizojë raportet me aleatët. Ta rrisë dhe ta fuqizojë arsimin, ekonominë. Është një tallje pa krip, është fyerje dhe përbuzje për oponentët dhe tallje me mbështetësit e tij.” – ka thënë Çitaku në Rubikon.
“Rritja e fëmijëve iu takon prindërve, familjeve, shteti duhet ta krijojë infrastrukturën. Sikur të ishte stand up komendi as nuk kisha qeshë, ishte fyese edhe poshtëruese.” – ka vazhduar ajo.