https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP

LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 432.400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113.500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 101.500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Violeta Haxholli nga Koalicioni Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media, tha se vetëm në javën e tretë të fushatës kanë evidentuar 48 raste ku është përdorur gjuha e urrejtjes nga subjektet politike

“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasur më shumë raste të pjesëmarrjes së organizuar të nxënësve, që gjithashtu është një praktikë në kundërshtim me legjislacionin. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm gjatë kësaj jave kanë raportuar deri në 7 raste të reja, nëpër aktivitete të organizuar pothuajse nga të gjitha partitë politike, pa dallim. Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes është përkeqësuar në javën e tretë të fushatës. Vëzhguesit e Demokracia në Veprim, vetëm këtë janë i kanë evidentuar deri në 48 raste, ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nëpër aktivitete e tyre. Sa i përket fushatës në hapësirën online, një hapësirë që po përdoret nga subjektet politike për të bërë fushatë, Demokracia në Veprim, deri më tani i ka monitoruar rreth 679 kandidatë, prej të cilëve 447 kandidat janë burra dhe 232 janë gra. Gjatë tri javëve të fushatës në total janë identifikuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht nga videot e shpërndara nga partitë politike.. Më së shumti gjuhë e urrejtjes është përdorur ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër me 7 % të komenteve drejtuar atij, pasuar nga kandidati i PDK-së me 5 %, kandidati i AAK-së me 4 % dhe kandidati i LDK-së për kryeministër me 4 % të komenteve që përbëjnë gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes”, tha ajo duke shtuar se 232 raste të gjuhës së urrejtjes, 37 % të rasteve i targëtojnë gratë e partive politike.

Sipas saj, në fjalimet e kandidatëve kanë mbizotëruar tema e ekonomisë dhe pagat, megjithatw, shumicën e fjalimeve po i mbajnë kandidatët për kryeministër por jo edhe kandidatët për deputet nga ato komuna.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në tri javët e fushatës janë evidentuar gjithsej 36 raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale, mirëpo në krahasim me dy javët e kaluara vërehet një numër me i ulët me vetëm 6 raste, ku partitë politike nga pushteti dhe opozita i kanë përdorur resurset publike për qëllimet e fushatës. DNV po monitoron edhe transparencën dhe financimin e fushatës, ku ndonëse të organizuara në objekte publike, aktivitetet e subjekteve politike, natyrisht përfshijnë shpenzime, materiale shpenzuese të cilat ato po i përdorin. Kartëvizitat janë elementi më i shpeshtë të cilat partitë politike po e shpërndajnë për qytetarët, pastaj broshurat, pijet si dhe shpenzimet, zerimi, videoxhirimet profesionale, ndriçimi, që po i karakterizojnë tubimet e partive politike.

Ajo u ndal edhe te shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve në platformat online.

“Vetëm gjatë javës së tretë ka pasur rreth 3 mijë postime të sponzorizuara të partive dhe janë shpenzuar nga partitë rreth 50 mijë euro për sponzorime në rrjet sociale. Kjo përbën trefishin e numrit të postimeve dhe dyfishin e kostos së shpenzuar, krahasuar me javën e parë të fushatës, çka tregon edhe për një intensifikim të fushatës në javën e tretë. Kandidati i LDK-së po prinë me shpenzime në facebook dhe Instagram, i cili deri më tani ka shpenzuar rreth 12 mijë euro për sponzorime të postimeve, pasuar nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Lëvizja Vetëvendosje si faqe 2 mijë euro, Ramush Haradinaj, Uran Ismaili e kështu me radhë”, tha ajo.

ADVERTISEMENT

Ajo u ndal edhe te gjobat e PZAP-së për shkelje të rregullave të fushatës, ku ka nxjerrë rreth 133 vendime, prej të cilave 86 kanë qenë aprovuese, ndërsa, 47 kanë qenë refuzuese.

“Lartësia e gjobave që PZAP e ka shqiptuar deri më tani shkon deri në 432.400 euro për gjoba për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113.500 euro gjobë, pasuar Lëvizja Vetëvendosje 101.500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro, pastaj edhe disa parti të vogla që janë garuese”, tha ajo.

Dushan Radakoviq që vepron në kuadër të organizatave që monitorojnë zgjedhjet, u ndal edhe te fushata zgjedhore te komuniteti serb, ku tha se asnjë parti serbe nuk po paraqet plan për zhvillimin dhe kushtet e serbëve në Kosovë.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12

Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me qëllim krijimin e më...

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv