Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri përmes rrjetit të tij social Facebook ka përkujtuar Elfete Humollin duke thënë se ajo ishte një heroinë e Kosovës që simbolizon dëshmimin e asaj që të rinjtë i humbën ëndrrat e fëmijërisë për shkak të okupimit serb.
Gjithashtu tha: Dëshira e saj për liri dhe atdhedashuri ishte e qartë edhe në moshën e re, dhe ajo shquhej si një nxënëse e shkëlqyer, që e kuptonte rëndësinë e luftës për atdheun.