Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të re në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
E veshur me një fustan të shkurtër dhe elegant në ngjyrë të zezë, Xheneta ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje është mbishkrimi që ka vendosur në fotografinë e publikuar.
“Prezenca ime është alarm, jo thjesht prani!”, ka shkruar ajo.