Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka.
Në këtë takim, Kryetari Bulliqi dhe Ministri Damka, biseduan për projektet që janë realizuar në bashkëpunim me këtë Ministri dhe ato që po realizohen aktualisht në Komunën e Podujevës, me theks të veçantë për Tregun e Gjelbër. Gjatë vizitës në Tregun e Gjelbër, Ministri Damka konfirmoi mbështetjen e mëtejshme për këtë projekt, duke u zotuar për ndarjen e 200 mijë eurove shtesë për finalizimin e plotë të tij.
“Gjithashtu u dakorduam për fillimin e një projekti të ri, atë të ndërtimit të sallës së sporteve pranë Shkollës “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik, si investim i rëndësishëm për komunitetin dhe nxënësit e asaj zone”, theksoi Kryetari Bulliqi.
Bulliqi e falënderoi Ministrit Damka për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme që po e jep në realizimin e projekteve zhvillimore për Komunën e Podujevës.
14.05.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim