Ramush Haradinaj ka mbrojtur qëndrimin e tij për krijimin e qeverisë së opozitës.
“Mirë që po ndodhë një komunikim i parë. Unë angazhohem për qeverinë e opozitës. Nëse gjendet një zgjidhje e një qeveria kalimtare, edhe atë e shqyrtojmë. Ne ju kemi drejtuar edhe Kushtetueses dhe kemi kërkuar vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedit të deritashëm në kuvend. Gjykata mund të zgjidhë ngërçin dhe të vendosë një normë të përhershme. Ai që e kandidon një kandidat, ai është edhe përgjegjës me i gjet votat”, ka thënë Ramush Haradinaj./Indeksonline/