https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bajrami: Në mandatin e qeverisë Kurti lulëzoi importi i energjisë, qytetarët paguajnë faturën, përfitues janë ata që quhen “mafi energjetike”

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami. Ajo ka thënë se në mandatin e qeverisë Kurti, ka lulëzuar importi i energjisë elektrike dhe si “rezultat” i varësisë nga importi dhe menaxhimit të dobët, të qëllimshëm, sot kemi kompani që merren me tregtim të energjisë që vetëm pas tri viteve operimi në Kosovë, hyjnë në top 10-shën për nga qarkullimit.

Kështu qytetarët dhe bizneset paguajnë faturën, ndërsa përfituesit janë ata që sot me të drejtë quhen “mafi energjetike”. E normal për deputetin Kurti nuk ka urgjencë të themelimit të institucioneve. Është një fjalë e urtë që thotë: “Zullumi këputet prej së trashi”. Për këtë arsye ne mendojmë se vendi është në krizë institucionale dhe jo vetëm dhe për këtë arsye një qeveri kalimtare është e nevojshme që të merret me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe të bizneseve. Pak e shumë, gjendja si në energjetikë është edhe në fushat tjera”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë i Bajramit:

Fakte të pakontestueshme për qeverinë Kurti rreth energjisë
sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, agjenci kjo që operon brenda zyrës së kryeministrit, në mandatin e qeverisë Kurti ka lulëzuar importi i energjisë elektrike. Si “rezultat” i varësisë nga importi dhe menaxhimit të dobët, të qëllimshëm, sot kemi kompani që merren me tregtim të energjisë që vetëm pas tre vjetëve operimi në Kosovë hyjnë në top 10-shën për nga qarkullimit.

Çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë është rritur për 128% për ata që shpenzojnë mbi 800 KWh, e nga 1 qershori rreth 1300 ndërmarrjeve vendore që punësojnë gjysmën e atyre që punojnë në sektorin privat, rrezikojnë t’u trefishohen faturat e energjisë elektrike. Disa prej këtyre ndërmarrjeve kanë deklaruar tashmë se nëse kjo ndodhë ata do ta kenë të pamundshme operimin në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Për me tepër kjo do ta sjellë edhe një valë të re të inflacionit që do ta godasë secilën familje në vend.

E në krejt këtë katrahurë, roli i qeverisë është i pamohueshëm:

• përmes lidhjeve me Martinin dhe të tjerët,

• përmes tenderëve të ndarë në WhatsApp,

• përmes dështimit të Ministrisë së Ekonomisë për të mbikëqyrë KEK-un, që në vend se të kryejë remontet gjatë verës i shtyn ato për dimër, duke na detyruar të importojmë në kohën kur energjia është më e shtrenjtë.

Kështu qytetarët dhe bizneset paguajnë faturën, ndërsa përfituesit janë ata që sot me të drejtë quhen “mafi energjetike”. E normal për deputetin Kurti nuk ka urgjencë të themelimit të institucioneve. Është një fjalë e urtë që thotë: “Zullumi këputet prej së trashi”

Për këtë arsye ne mendojmë se vendi është në krizë institucionale dhe jo vetëm dhe për këtë arsye një qeveri kalimtare është e nevojshme që të merret me problemet dhe hallet e qytetarëve dhe të bizneseve.

Pak e shumë, gjendja si në energjetikë është edhe në fusha të tjera.

Poste të ngjashme

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tragjedinë gjatë fluturimit nga Zvicra drejt Kosovës. Sipas policisë një 34-vjeçar kishte shfaqur...

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35

Më shumë raste të infektimit me HIV janë shënuar në dy vitet e fundit në Kosovë, dhe kështu është situata...

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, ndërsa shumica dërrmuese...

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

14/06/2026, 16:51

Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim...

Lajmi i fundit

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57
Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09
Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv