https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-presidenti Sejdiu: Bllokimi i Kuvendit po paralizon shtetin – rrezikohet edhe stabiliteti politik

Ish-presidenti Sejdiu: Bllokimi i Kuvendit po paralizon shtetin – rrezikohet edhe stabiliteti politik
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin e zgjedhjes së kryetarit si një krizë serioze institucionale dhe politike.

Ai paralajmëron se ngërçi aktual jo vetëm që e paralizon jetën parlamentare dhe e vonon formimin e qeverisë së re, por edhe rrezikon drejtpërdrejt stabilitetin politik të vendit.

“Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Pas më shumë se 21 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, çka e paralizon jetën parlamentare dhe pengon formimin e qeverisë së re.”

Sipas Sejdiut, gjendja e krijuar po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis.

“Kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.”

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai shton se është urgjente që pozita e opozita të angazhohen në dialog serioz për të arritur një marrëvshje.

ADVERTISEMENT

“Është nevojë urgjente që pozita dhe opozita të tregojnë maturi politike dhe fleksibilitet, duke u angazhuar në dialog serioz për të arritur një marrëveshje. Bashkëpunimi ndërpartiak është çelës për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të institucioneve.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ish presidenti ka thënë se nëse kjo krizë vazhdon, rrezikohet puna e kuvendit dhe formimi i qeverisë por edhe stabiliteti politik në Kosovë.

“Nëse kriza vazhdon, rrezikohet jo vetëm puna e Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, por edhe stabiliteti politik në vend. Pasojat mund të përfshijnë: zgjedhje të reja të parakohshme, krizë të besueshmërisë në institucione dhe dëmtim të imazhit ndërkombëtar të Kosovës. Shoqëria jonë ka nevojë për institucione funksionale dhe për angazhim të përbashkët politik që u përgjigjen pritjeve të qytetarëve për zhvillim, stabilitet dhe përparim demokratik. Vetëm përmes paqes publike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tonë.”, shkroi ai në Facebook.

Poste të ngjashme

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova, më 28 maj është dënuar me burgim të përjetshëm në një gjykatë në qytetin...

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj punishteve pa leje ndërtimore. Në një deklarim, Komuna bën me...

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Tani kur janë numëruar mbi 35%...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

09/06/2026, 15:24

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e...

Lajmi i fundit

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02
SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45
Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

09/06/2026, 16:44
Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Këta janë kandidatët me mbështetjen me të vogël deri tani në LVV, PDK, LDK dhe AAK

09/06/2026, 16:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv