Së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Avni Fetahu, dhe z. Shkëlzen Sinani, zhvilluam një takim me Kryetarin e ri të Linzit, z. Dietmar Prammer, për ta uruar për detyrën dhe u zotuam për të thelluar bashkëpunimin mes dy komunave dhe fuqizuar lidhjet e qyteteve tona në sfera të ndryshme.
U zotuam që binjakëzimin mes Podujevës dhe Linzit ta konkretizojmë me projekte të përbashkëta, me fokus në arsimin parafillor, investimet e bizneseve lokale të Linzit në Zonën Industriale të Podujevës, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë informative, bujqësisë dhe kulturës.
E falënderova Kryetarin z. Prammer për mikpritjen dhe e ftova për një vizitë në komunën tonë.