Pasditen e sotme, në fshatin Pirg të Maliqit, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku dy të mitur janë përfshirë në një konflikt, ku dyshohet se është përdorur mjet prerës (thikë).
Si pasojë e plagëve të marra, 14-vjeçari me iniciale E. Xh. ka ndërruar jetë në spital.
Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë në Maliq.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike – bëjnë me dije burime për A2CNN.