Inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion ndaj konsumatorëve me borxhe të mëdha, në rajonin e Prishtinës.
Cak i këtij aksioni ishin kryesisht bizneset që nuk kanë paguar faturat e tyre, shkruan IndeksOnline
“Gjatë këtij aksioni u shkyçën disa konsumatorë me borxhe që varionin nga 500 deri në 3,000 euro. Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa të gjithë konsumatorët të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë” thuhët në njoftimin e KRU-së.