https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht, në përputhje me Kushtetutën

Osmani: Kuvendi të konstituohet urgjentisht, në përputhje me Kushtetutën
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar urgjente konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ajo kërkoi që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën për konstituimin e legjislativit.

Deputetët të martën kanë zgjedhur kryetarin e Kuvendit si dhe katër nënkryetarë, mirëpo tashmë bllokada është zhvendosur te zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Lista Serbe ka propozuar deputetin Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, por ai s’mori mbështetjen e nevojshme në tri herë radhazi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se kandidatura e tij është ezauruar sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, derisa vendosi që zgjedhja për nënkryetar të Kuvendit të vendoset sipas shortit, duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Bazuar në short, as deputeti i komunitetit serb, Nenad Rashiq, nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar në dy tentime, ndërkaq paraprakisht votat nuk morën as disa prej deputetëve nga Lista Serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Presidentja Osmani tha se çdo ditë e humbur në mosformim të institucioneve të reja është në dëm të popullit dhe perspektivës euro-atlantike, derisa u shpreh më e rezervuar të komentojë aspektet kushtetuese të zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

“Kuvendi të konstituohet urgjentisht, e qeveria po ashtu të formohet urgjentisht. Çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj dhe për perspektivën tonë euroatlantike. Shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur… S’po dua të jap interpretime kushtetuese në këtë situatë”, tha ajo.

Kosova s’ka themeluar institucionet e reja edhe pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Këto komente e para e vendit i bëri pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12

Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me qëllim krijimin e më...

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv