https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bëhen homazhe në nderim të heroit Triumf Riza

Bëhen homazhe në nderim të heroit Triumf Riza
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtunën janë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore kushtuar heroit Triumf Riza, zyrtarit policor që ra në krye të detyrës.

Në këtë ceremoni u vendos edhe gurthemeli i memorialit kushtuar zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.

Të pranishëm ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, sikurse edhe eprorë të PK-së, zyrtarë policorë dhe familjarë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Policia e Kosovës me përkushtim, nder dhe respekt do ta kujtojë gjithmonë heroin Triumf Riza dhe të gjithë zyrtarët e rënë në krye të detyrës, shëmbëlltyra e tyre është udhërrëfyes për pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha Policia e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

ADVERTISEMENT

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007. Të akuzuar për vrasjen e tij janë Ilir Abdullahu, në bashkëkryerje me të dënuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu, dhe të pandehurit Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, u arrestua më 16 korrik 2023, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

Për Triumf Rizën është duke u gjykuar edhe Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit. Sekiraqa më 3 maj 2024 u dënua me 25 vjet burgim. I njëjti gjendet në arrati. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12

Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me qëllim krijimin e më...

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv