https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hoti: BE-ja t’ia imponojë, e jo ta lusë Serbinë për t’i hapur arkivat

Hoti: BE-ja t’ia imponojë, e jo ta lusë Serbinë për t’i hapur arkivat
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë në Kosovë, tha se janë në Gjenevë të Zvicrës ku para Kombeve të Bashkuara po e ngritin zërin, po kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën për mijëra familje që i kanë më të dashurit e tyre të zhdukur.

Hoti tha se po kërkojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të gjitha institucionet e drejtësisë që t’ia imponojnë Serbisë që t’i dorëzojë arkivat në mënyrë që të mos i mbaj peng më familjarët e personave të zhdukur që vazhdojnë t’i kërkojnë ende më të dashurit e tyre.

“1584 familjarë tanë janë ende që mungojnë. Shpresat tona nuk humbin, nuk shuhen dhe s’do të vdesin asnjëherë. Në bazë të zhvillimeve aktuale që po ndodhin edhe në Bruksel edhe në Kosovë, regjimi aktual serb është shumë kundër bashkëpunimit në fushën e dhënies së informacioneve apo arkivave që po kërkojmë”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në vazhdimësi, në çdo takim që e kemi qoftë me palën serbe apo edhe me Brukselin po vazhdojmë të kërkojmë me ngulm që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë që ajo ta imponojë, jo ta lusë e t’i bëjë presion Serbisë, por ta imponojë që t’i hap arkivat”, tha Hoti në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se në shtatori presin që të shkojnë në Kozhle të Serbisë, lokacion ky që Serbia është zotuar që do ta lejojë të hyjë Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Nuk kemi marrë një përgjigje definitive ‘jo’, pasi në shtator po presim që të shkojmë në lokacionin Kozhle, që e kam përmendur disa herë që ka qenë një prej lokacioneve që është zotuar Serbia që do të na lejojë të hyjë”.

“E kemi shumë sfiduese të rikthehemi në Batajnicë që po kërkojmë të rikthehemi për shkak të dyshimeve që i kemi se atje kanë mbetur trupa të personave të zhdukur. Jam i bindur që me një presion të vazhdueshëm edhe tonin edhe të bashkësisë ndërkombëtare edhe ajo do të arrihet”, tha Hoti.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12

Komuna e Podujevës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Fondacionin “Fatima Bint Mubarak për Gruan”, me qëllim krijimin e më...

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “Fatima Bint Mubarak për Gruan” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

13/05/2026, 14:12
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë

13/05/2026, 8:49
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv