https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ka apo s’ka Kuvend?

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën.

“Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndodh vetëm kur plotësohen të gjitha organet – kryetari, nënkryetarët dhe komisionet. Deri atëherë, ky Kuvend nuk mund të konsiderohet i konstituuar”, thotë Salihu.

Kryekuvendari Dimal Basha e shpalli të mbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk ishte zgjedhur.

Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën – tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe – ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme.

Basha tha se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e tij janë shteruar dhe se seanca mund të konsiderohet e përfunduar.

“Për mua nuk ka logjikë që të bllokohet Kuvendi i Republikës për moszgjedhjen e një nënkryetari”, përsëriti ai më 1 shtator.

Pas krijimit të kësaj situate, Salihu sugjeron që të pritet zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese.

Më 30 gusht, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kuvend – paraqiti ankesë në Kushtetuese, për mënyrën e votimit të nënkryetarit serb, duke kritikuar veprimin e Bashës që i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe përdori shortin për kandidatët serbë.

“Kushtetuta është shumë e qartë: grupi më i madh parlamentar i partive të komunitetit serb ka të drejtën të propozojë kryetarin ose nënkryetarin e Kuvendit”, shpjegon Salihu.

“Prandaj, serbëve u është bërë një padrejtësi, sepse nënkryetarin nga komuniteti serb kishte të drejtë ta propozonte vetëm Lista Serbe, pa marrë parasysh se a duam a nuk duam ne”, shton ai.

Lista Serbe propozoi vetëm Sllavko Simiqin për nënkryetar, por ai nuk arriti t’i siguronte 61 votat e nevojshme në asnjë nga tri rundet e votimit, ndaj Basha përdori shortin për të dhjetë deputetët serbë – nëntë nga Lista Serbe dhe një nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, konsideron se “të gjithë kanë bërë gabime”.

“Në parim, procedura është shkelur edhe nga kryetari i Kuvendit, edhe nga përfaqësuesit serbë, sepse nuk kanë vazhduar me propozime, sipas rregullit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Tani asgjë… Na mbetet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila besoj se do ta kthejë procesin e votimit për përfaqësuesit e komuniteteve në Kryesinë e Kuvendit… e sa do të zgjasë kjo, nuk e di”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas vlerësimit të tij, këto lëvizje janë bërë, në fakt, për ta vonuar konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e procedurave për formimin e Qeverisë së re.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Që nga fillimi ka ekzistuar e njëjta strategji: vonimi i proceseve për të siguruar një shumicë ndryshe parlamentare, duke krijuar rrethana që eventualisht do të favorizonin mbështetje më të madhe politike për një subjekt të caktuar, në këtë rast – kryesisht – për fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë Rashiti.

Dyshime të ngjashme janë shfaqur më herët edhe nga vëzhgues të tjerë, pasi Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka siguruar mjaftueshëm vota në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme.

Rashiti thotë se këto “manovra politike” kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por “kanë qenë më transparente”.

“Kam përshtypjen se të gjithë janë të vetëdijshëm se procedua [e konstituimit të Kuvendit] nuk është mbyllur dhe askush nuk do ta marrë veprimin për formimin e Qeverisë”, thotë ai.

Me ligj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë, pas konstituimit të Kuvendit.

Pas një takimi që zhvilloi më 1 shtator me kryekuvendarin Basha, zyra e saj tha se “ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”.

Por, Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, konfirmon po ashtu se Kuvendi nuk është plotësisht i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

“Neni 67 i Kushtetutës e thotë shprehimisht se Kryesia e Kuvendit përbëhet nga kryetari dhe pesë nënkryetarë, përfshirë detyrimisht një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë”, thekson Çerkini për Radion Evropa e Lirë.

“Rregullorja e Kuvendit e konfirmon se seanca konstituive nuk mund të quhet e përfunduar pa këtë hap. Kjo çështje është përcaktim i qartë kushtetues”, sipas tij.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për konstituimin e plotë të Kuvendit, që nga 15 prilli, janë ndërmarrë dhjetëra përpjekje, por pa rezultat, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë dy vendime me afate dhe udhëzime për zhvillimin e procesit.

Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti skadon më 18 shtator.

Më 1 shtator, Basha thirri një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për t’u konsultuar mbi funksionimin e institucionit, por ajo nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit.

Dy nënkryetarë të partive ish-opozitare, që nuk pajtohen me vendimin e Bashës për seancën konstituive, nuk morën pjesë.

“Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarët. Kryesia e Kuvendit ka të zgjedhur pesë nga gjashtë anëtarët e saj. Mbi 80 për qind e Kryesisë është funksionale dhe besoj se kemi kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punët tona”, këmbënguli Basha.

Post Views: 69

Poste të ngjashme

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Ky është i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

06/09/2025, 20:14

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës. Policia ka bërë të...

Vrasje me armë në Podujevë: Një person mbetet i vdekur në Llapashticë

Vrasje me armë në Podujevë: Një person mbetet i vdekur në Llapashticë

06/09/2025, 19:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për...

Vrasjet e fundit në Kosovë, Përparim Rama ka një thirrje për policinë

Rama: Për herë të parë Veterniku ka Qendrën e Mjekësisë Familjare

06/09/2025, 18:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në “Veternik” të Prishtinës, banorët për herë të parë kanë...

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

06/09/2025, 18:33

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare në shtabin e përgjithshëm të këtij misioni në Prishtinë. Ngjarja...

LVV dhe Guxo në koalicion për Prishtinën, Çeku mbledh dy ekipet për të diskutuar programin

LVV dhe Guxo në koalicion për Prishtinën, Çeku mbledh dy ekipet për të diskutuar programin

06/09/2025, 18:16

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo do t’i hyjnë garës për Prishtinën, në koalicion. Lajmin e ka konfirmuar kandidati i LVV-së...

Lajmi i fundit

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Ky është i dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

06/09/2025, 20:14
Vrasje me armë në Podujevë: Një person mbetet i vdekur në Llapashticë

Vrasje me armë në Podujevë: Një person mbetet i vdekur në Llapashticë

06/09/2025, 19:59
Vrasjet e fundit në Kosovë, Përparim Rama ka një thirrje për policinë

Rama: Për herë të parë Veterniku ka Qendrën e Mjekësisë Familjare

06/09/2025, 18:47
Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

06/09/2025, 18:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv