Komuna e Podujevës ka hapur thirrjen publike për aplikim në projektin e blegtorisë “Përkrahje me mëshqerra”, që ka për qëllim mbështetjen e fermerëve lokalë dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunë.
Ky projekt synon të ndihmojë familjet fermere në përmirësimin e prodhimtarisë blegtorale, rritjen e të ardhurave dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik në zonat rurale.
Për të gjitha kushtet e aplikimit dhe kriteret për përfitim, qytetarët mund të informohen në postimin e plotë në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës.








