Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe intervale diellore.
Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 10°C deri në 13°C.
Teksa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.







