https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nënshkruhet memorandum për zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim” në Podujevë

Nënshkruhet memorandum për zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim” në Podujevë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënshkruhet memorandum për zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim” në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe përfaqësuesja e Iniciativës EEI (Education Empowerment Initiative), Blerta Aliu, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky projekt synon forcimin e edukimit medial, sigurisë digjitale dhe mendimit kritik tek mësimdhënësit dhe nxënësit, duke promovuar një qasje moderne, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt në arsim. Qëllimi është që mësimdhënësit dhe nxënësit të zhvillojnë aftësi për të lundruar me përgjegjësi në botën digjitale.

Kryetari Bulliqi theksoi rëndësinë e këtij projekti në kohën kur përdorimi i teknologjisë është në rritje dhe dezinformatat përhapen me shpejtësi në platformat digjitale, duke e cilësuar edukimin medial si më se të nevojshëm për mësimdhënësit dhe nxënësit.

Memorandumi parasheh që ekspertët nordikë të zhvillojnë një program “Training of Trainers” për ekipin lokal të EEI-së, i cili më pas do të trajnojë mësimdhënësit në shkollat e Podujevës. Pas përfundimit të programit, trajnerët e certifikuar do të mbajnë sesione trajnimi me 30-40 mësimdhënës në shkollat e përzgjedhura, me fokus në:

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
  • Edukim medial dhe analizë kritike të burimeve të informacionit;
  • Siguri digjitale dhe sjellje të përgjegjshme në internet;
  • Parandalim të dezinformimit dhe përmbajtjeve të dëmshme online.

Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, dhe drejtori për Arsim, Avni Fetahu.

Poste të ngjashme

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, që...

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes...

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe...

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova, më 28 maj është dënuar me burgim të përjetshëm në një gjykatë në qytetin...

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

SHKA “Zahir Pajaziti” triumfon në Festivalin “I Këndojmë Lirisë”, fiton çmimin “Dueti më i Mirë”

09/06/2026, 16:45

Klinë – Shoqëria Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” nga Podujeva ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën e festivaleve folklorike...

Lajmi i fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzohet se tentoi të vriste ish të dashurën

09/06/2026, 21:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv