Të mërkurën, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Podujevë.
Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.
“Podujevë 12.11.2025-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, tek njëri është gjetur një mjeti i dyshuar shpërthyes (granatë dore), ndërsa tjetri për mos lajmërim të veprës penale. Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/






